"100 euro dy javë para zgjedhjeve’’, Çeku: Ishte zotim yni, opozita mund të na ndihmonte që këtë vendim ta marrim më herët - Gazeta Express
string(117) "100-euro1-dy-jave-para-zgjedhjeve-ceku-ishte-zotim-yni-opozita-mund-te-na-ndihmonte-qe-kete-vendim-ta-marrim-me-heret"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 21:39

“100 euro dy javë para zgjedhjeve’’, Çeku: Ishte zotim yni, opozita mund të na ndihmonte që këtë vendim ta marrim më herët

Lajme

Gazeta Express

22/05/2026 21:39

Hajrulla Çeku nga LVV’ja, i ftuar në Pressing në T7, është deklaruar për vendimin e qeverisë për ndarjen e 100 eurove për disa kategori.

Ai ka thënë se ky ka qenë një nga premtimet e VV’së në zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit, si nga veprimet e para që do merrej në mandatin qeverisës.

‘’Mendoj që deputetët e opozitës e kishin mundësi që duke votuat shmangie nga procedura, të na mundësonin që kjo pako të miratohej më herët, më larg zgjedhjeve. E dyta, dokumenti me të cilin kemi garuar në zgjedhjet e fundit, në këtë dokument, qysh në fillimi ne kemi treguar cilat janë pesë vendimet kryesore të fillimit të mandatit ton. 1: Miratimi i buxhetit katër miliardë euro, që ka ndodhur, 2; Procedimi i ligjit për  çmimet tavan, që ka ndodhur, 3: Procedimi i ndryshimit të plotësimit të ligjit që heq kufizimin e punësimit për veteranë, është në procedur, 4; Miratimi për pagë të 13, që ka ndodhur, dhe pika 5; Miratimi i pakos për përballje me inflacionin 2.0 në vlerë 200 milionë eurosh, që përmban mbështetje të njëhershme për studentët, fëmijët, punëtorët e sektorit privat, nga viti i kaluar ky ka qenë masë e paralajmëruar e VV’së’’,. ka thënë ai, përcjell Gazeta Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement