10 pronarët më të pasur të klubeve të futbollit - Gazeta Express
string(47) "10-pronaret-me-te-pasur-te-klubeve-te-futbollit"

Gazeta Express

03/04/2020 9:33

10 pronarët më të pasur të klubeve të futbollit

Gazeta Express

03/04/2020 9:33

Futbolli elitar është shndërruar në biznes tundues për njerëzit e pasur, pasi që miliarda euro qarkullojnë nëpër klubet e mëdha falë kontratave për shitjen e të drejtave televizive dhe marrëveshjeve për sponsorizim.

Përveç parave të shumta të përfshira, suksesi në futboll sjell me vete edhe prestigj dhe është një mënyrë e mirë për t’i përfshirë njerëzit edhe në aspektin emocional me kompani të ndryshme, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Për këtë arsye, shumë milionerë dhe miliarderë kanë vendosur që të investojnë në këtë sport, që është shumë tërheqës për njerëzit e pasur të botës.

Pronarët më të pasur të klubeve të futbollit në botë:

Pronari Klubi/et  i/e futbollit Pasuria (2019)
1 Sheikh Mansour Manchester City, Melbourne City, New York City 20 miliardë dollarë
2 Dietrich Mateschitz Red Bull Salzburg, New York Red BullsRB Leipzig 19.4 miliardë dollarë
3 Andrea Agnelli (dhe familja e tij) Juventus 13.5 miliardë dollarë
4 Roman Abramovic Chelsea 12.4 miliardë dollarë
5 Philip Anschutz LA Galaxy 10 miliardë dollarë
6 Stan Kroenke Arsenal, Colorado Rapids 8.7 miliardë dollarë
7 Nasser Al-Khelaifi Paris Saint-Germain 8 miliardë dollarë
8 Zhang Jindong Inter 7.6 miliardë dollarë
9 Robert Kraft New England Revolution 6 miliardë dollarë
10 Aiyawatt Srivaddhanaprabha (dhe familja e tij) Leicester City, OH Leuven 6 miliardë dollarë

Të gjithë këta pronarë kanë investuar shuma të mëdha parash te klubet nën pronësinë e tyre, duke sjellë mbi vete edhe kritika nga tifozët e futbollit, të cilët s’e pëlqejnë këtë mënyrë të arritjes deri te sukseset. /Gazeta Express/