10 fshatra të evakuar në Gramsh, banorët largohen mes panikut dhe flakëve - Gazeta Express
string(72) "10-fshatra-te-evakuar-ne-gramsh-banoret-largohen-mes-panikut-dhe-flakeve"

Shqiperi

Gazeta Express

12/08/2025 15:34

10 fshatra të evakuar në Gramsh, banorët largohen mes panikut dhe flakëve

Shqiperi

Gazeta Express

12/08/2025 15:34

Situata nga zjarret në Gramsh po përkeqësohet me shpejtësi, ndërsa vatrat po përhapen në disa drejtime, duke rrezikuar jetën dhe pronat e qindra banorëve. Pamjet nga terreni tregojnë familje që braktisin banesat e tyre dhe lëvizin drejt zonave më të sigurta, shumë prej tyre duke u pozicionuar përgjatë rrugëve kryesore në pritje të ndihmës për evakuim.

Deri tani, flakët kanë përfshirë 10 fshatra: Skënderbegas, Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shëmor, Ërmenj, Zenelas, Spanesh dhe Kazie. Rrugët e disa prej zonave janë bllokuar, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen nga toka, ndërsa terreni i vështirë kërkon gjithnjë e më shumë mbështetje nga ajri.