1 muaj paraburgim policit hetues në Obiliq që dyshohet se mori 1 mijë euro për të interferuar në një rast - Gazeta Express
string(105) "1-muaj-paraburgim-policit-hetues-ne-obiliq-qe-dyshohet-se-mori-1-mije-euro-per-te-interferuar-ne-nje-rast"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2024 14:39

1 muaj paraburgim policit hetues në Obiliq që dyshohet se mori 1 mijë euro për të interferuar në një rast

Lajme

Gazeta Express

11/02/2024 14:39

Polici hetues në Stacionin Policor në Obiliq me inicialet B.H., i dyshuar për “marrje ryshfeti” është lënë në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, raporton Gazeta Express.

Sipas Inspektoratit Policor të Kosovës, dyshohet se zyrtari policor ka pranuar 1000 Euro për të interferuar në hetimet e një rasti penal.

Lexo Edhe:

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka mbajtur seancën dëgjimore, në çështjen penale kundër të pandehurit B.H për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, njofton gjykata.