I pari asistent virtual i Microsoft, para Siri, Alexa dhe Bixby, po rikthehet – pothuajse dy dekada pasi u hoq nga Office.
Clippy, klipsi antropomorfik miqësor, është parë si një Easter egg në shpalljen e fundit të Microsoft për Mico, një asistent të ri AI.
Mico – emri i të cilit është një referencë për Microsoft Copilot – duket si një top i vogël me fytyrë të buzëqeshur dhe nuk ngjan shumë me Clippy-n e dashur. Por përdoruesit e hershëm zbuluan se nëse troket disa herë mbi Mico, ai transformohet në Clippy.
“Clippy është rikthyer si një Easter egg në karakterin e ri Mico. Nëse troket disa herë mbi Mico, shfaqet Clippy,” tha Tom Warren, Senior Editor në The Verge.
Clippy is back as an Easter egg in Copilot’s new Mico character. If you tap on Mico multiple times then Clippy appears pic.twitter.com/lXZKWZMtht
— Tom Warren (@tomwarren) October 23, 2025
Fansat nostalgjikë janë entuziazmuar, duke thënë se Clippy “nuk do të zëvendësohet kurrë”.
Pak histori për Clippy
Microsoft prezantoi Clippy-n në 1997 si asistent virtual për përdoruesit e Office. Klipsi antropomorfik shfaqej në ekran për të ndihmuar përdoruesit me detyra të ndryshme dhe për të dhënë këshilla.
Megjithatë, pas disa viteve duke u bërë i bezdisshëm për shumë përdorues, Clippy u hoq plotësisht në 2007. Por trashëgimia e tij ka mbijetuar në meme, parodi dhe sticker-e.
Që atëherë, Microsoft ka eksperimentuar me disa asistentë virtualë, duke përfshirë Cortana dhe Tay, që ky i fundit u hoq në 2016 për komentet raciste dhe shqetësuese.
Sot, Mico synon të bëjë Copilot “më personal dhe më adaptues”, duke reaguar me animacione dhe ngjyra sipas ndërveprimeve të përdoruesve, por gjithmonë duke fshehur një surprizë nostalgjike: Clippy-n e famshëm.
“I zhdukur, por jo harruar,” shkruan një përdorues në X (ish-Twitter), duke reflektuar dashurinë që fansat ende kanë për klipsin miqësor.
Clippy ka bërë disa rikthime të shkurtra më parë: në 2019 në një paketë sticker-esh për Microsoft Teams dhe më vonë në faqen zyrtare të Github për zhvilluesit e Office. Në 2021, karakteri u përdor si zëvendësues i ikonës së thjeshtë të klipsit në emoji. /GazetaExpress/