Syla për aksionin e PSD-së: Mbajtën shpresë që i arrestojnë, por jo - Gazeta Express
string(65) "syla-per-aksionin-e-psd-se-mbajten-shprese-qe-i-arrestojne-por-jo"

Syla për aksionin e PSD-së: Mbajtën shpresë që i arrestojnë, por jo

Lajme

Gazeta Express

07/04/2021 22:43

Gazetari Valon Syla ka komentuar aksionin e PSD-së në kryeqytet ku u protestua kundër masave anti-Covid që ka marrë Qeveria e Kosovës.

Syla përmes një postimi në Facebook tha se aktivistët e PSD-së mbajtën shpresa që do t’i arrestojë Policia e Kosovës, por kjo nuk ndodhi.

Lexo Edhe:

“PSD dul në aksion në ora 22:00. Majtën shpresë që i arrestojnë, por jo. Krejtë çka thanë qashtu është, veç që kanë qenë me VV përpara, spo ja u falin. Këta tjerët 50.3%. Poplli i Masave të Albin Kurtit, se ka për parime, por për me kap diçka”, ka shkruar Syla.

PSD dul në aksion në ora 22:00. Majtën shpresë që i arrestojnë, por jo. Krejtë çka thanë qashtu është, veç që kanë qenë…

Posted by Valon A. Syla on Wednesday, April 7, 2021

Në këtë aksion ka marrë pjesë aktivistë të PSD’së bashkë me kreun e organizatës politike, Dardan Molliqaj.

PSD e ka quajtur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, “Dr. Hipokriti”. Kjo për shkak se për këtë të fundit u raportua gjatë ditës se para dy jave kishte marrë pjesë në tubime ku nuk respektoheshin masat anticovid.