Elshani nga PAI njofton për prishjen e koalicionit qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje - Gazeta Express
string(72) "partia-minoritare-e-prish-koalicionin-qeveritar-me-levizjen-vetevendosje"

Lajme

Gazeta Express

27/12/2021 11:01

Elshani nga PAI njofton për prishjen e koalicionit qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje

Lajme

Gazeta Express

27/12/2021 11:01

Partia e Ashkalinjve për Integrim e ka prishur koalicionin qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje, sipas Gani Elshanit, zyrtar nga ky subjekt politik, raporton Gazeta Express.

Disa këshilltarë dhe zëvendësministri nga kjo parti janë larguar nga pozitat e tyre, sipas Elshanit.

“Njoftim : Për elektoratin e Partisë së Ashkalive për Integrim .Prishet kualicioni PAI me VV në nivel qëndror .Largohën nga detyra zv.ministri dhe Këshilltarët”, ka shkruar ai në Facebook.

Elshani i ka bërë ‘like’ një komentuesi në postimin e tij, i cili ka shkruar: “Mos thuj se ka shanca mu prish kjo qeveri”.

Partia e Ashkalinjve për Integrim përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me një deputet: Bekim Arifin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement