Ministri i Erdoganit i bën presion Kosovës: Presim hapa konkretë për gylenistët - Gazeta Express
string(78) "ministri-i-erdoganit-i-ben-presion-kosoves-presim-hapa-konkrete-per-gylenistet"

Ministri i Erdoganit i bën presion Kosovës: Presim hapa konkretë për gylenistët

Lajme

Gazeta Express

28/12/2021 16:23

Recep Tayip Erdogan vazhdon t’i bëjë presion Kosovës. Të martën, Ministri turk  Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar ka tentuar t’i frikësojë autoritetet në Prishtinë se Lëvizja Hizmet mund të paraqesë kërcënim për shtetin e Kosovës.

Turqia i referohet kësaj lëvizjeje me akronimin FETO dhe të njëjtën e ka shpallur organizatë terroriste.

Lexo Edhe:

Gjatë një konference për media së bashku me homologun e tij kosovar, Akar tha se me palën kosovare kanë takime edhe për çështjen e Lëvizjes Hizmet dhe se Turqia pret “hapa konkretë” në këtë drejtim.

“Kjo çështje nuk është kërcënuese vetëm për shtetin tonë, por mund të jetë kërcënuese edhe për shtetin e Kosovës. Në këtë aspekt, nga miqtë tanë kosovarë dhe nga institucionet kosovare po presim të ndërmerren hapa konkretë”, tha ministri turk.

Ndërkohë, në deklaratat që janë dërguar nga Ministria e Mbrotjes nuk ka pasur ndonjë referencë rreth kësaj teme që e ka imponuar mysafiri turk. Hulusi Akar në vitin 2016 ka qenë shef i shtabit të ushtrisë turke kur ishte marrë peng nga pjesëtarë të ushtrisë turke, në atë që pushteti i Erdogan e konsideron puç të organizuar nga Gulen.

Pas kësaj Erdogan kishte nisur “gjahun” ndaj gylenistëve duke e bindur kreun e shtetit të Kosovës që të arrestojë pjesëtar të saj. Kështu në mars të vitit 2018, Kosova arrestoi dhe dëboi gjashtë shtetas turq, që kishin punuar në shkollën private “Mehmet Akif” në Prishtinë duke ia dorëzuar shërbimit sekret turk brenda territorit të vet.

Dëbimi i tyre është thënë se është bërë përmes një aksioni të koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova.

Akar do të vazhdojë sot takimet me Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti.