Italia e bën të detyrueshme certifikatën e Covid-it për mësues e studentë - Gazeta Express
string(73) "italia-e-ben-te-detyrueshme-certifikaten-e-covid-it-per-mesues-e-studente"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2021 9:25

Italia e bën të detyrueshme certifikatën e Covid-it për mësues e studentë

Lajme

Gazeta Express

06/08/2021 9:25

Qeveria italiane vendosi të enjten që mësuesit duhet të kenë dëshmi të imunitetit nga Covid-19 para se të hyjnë në klasë. E ashtuquajtura pasaportë e gjelbër u bë e detyrueshme edhe për udhëtarët në trena, aeroplanë, anije dhe autobusë ndërurbanë.

Pasaporta e Gjelbër është certifikatë digjitale ose e shtypur në letër, e cila tregon që dikush e ka marrë të paktën dozën e parë të vaksinës, ka dalë negativ në test ose është shëruar së fundi nga koronavirusi.

Me qëllim të përshpejtimit të vaksinimit të popullsisë për ta luftuar variantin Delta, qeveria italiane tashmë ka vendosur që nga 6 gushti, ky dokument do të kërkohet për ata që duan të hanë brenda restoranteve dhe për një varg shërbimesh e aktivitetesh rekreative, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Të enjten, pavarësisht dyshimeve në koalicionin qeverisës dhe protestave të vogla, kabineti i Mario Draghi-t e zgjeroi kërkesën për pasaportë të gjelbër për të gjithë mësimdhënësit, studentët dhe për transportin në largësi të madhe nga 1 shtatori.

Me masën e re, mësuesit nuk do të mund të punojnë pa këtë certifikatë dhe pas pesë ditësh mungesë, nuk do të paguhen më.

Në mars, vetëm një muaj pasi erdhi në pushtet, Draghi e bëri të detyrueshëm vaksinimin për punëtorët shëndetësorë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement