Një aksident tragjik u mori jetën të paktën 45 personave, shumica shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.
Një nga të mbijetuarit e aksidentit ka treguar tmerrin që ka përjetuar pasi tha se nuk ka fjetur dhe ka parë gjithë ngjarjen me sy.
Ai ka treguar se e ka thyer xhamin e autobusit pasi që ishtë mbuluar gjithçka nga tymi.
“Rasti ka ndodhur ka ora 2 i natës. I vetmi person që kam qenë zgjuar. Nuk kam fjetur dhe krejt rastin e kam parë me sy. Unë isha në këtë pjesën e majtë të autoubusit edhe e kam parë kur shkojke në anën e djathtë autobusi drejt bankina por nuk munda të lëshoj zë. Goditi bankinën dhe u bë një zhurmë e madhe. Të fejuarën e kapa. Filloi panikë e madhe. Autobusi u ndal. U bë krejt tym aty unë për fat të mirë e kam marrë at çekiçin e kam thyer xhamin. Kanë zbritur disa persona pastaj edhe e fejuara ime. E kapa dhe e dërgova më larg 20 metra pasi u frikësova nga një shpërthim i mundshëm. Nuk ka pasur shumë trafik. Shoferët janë ndërruar nga Stambolli deri këtu. Nuk mund të them se nuk kanë bërë pauza”, tha ai për T7.
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...