Ambasadori Hovenier në zyrën e Kurtit: Shpresoj ta vazhdojmë bashkëpunimin me Qeverinë - Gazeta Express
string(85) "ambasadori-hovenier-ne-zyren-e-kurtit-shpresoj-ta-vazhdojme-bashkepunimin-me-qeverine"

Lajme

Gazeta Express

10/01/2022 17:13

Ambasadori Hovenier në zyrën e Kurtit: Shpresoj ta vazhdojmë bashkëpunimin me Qeverinë

Lajme

Gazeta Express

10/01/2022 17:13

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier është pritur nga kryeministri Albin Kurti në zyrën e tij në Qeverinë e Kosovës.

Ambasadori Hovenier tha se shpreson që ta vazhdojë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, ndërsa tregoi se me Kurtin biseduan për një varg çështjesh, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Jam i nderuar që në fund të ditës sime të parë si ambasador i SHBA-së këtu, pata rastin që të takohem me kryeministrin Kurti dhe ekipin e tij dhe të bisedoj për një varg çështjesh të interesit të përbashkët në fushat të cilat i përmendi kryeministri”, tha ambasadori.

Hovenier theksoi se SHBA-ja i çmon marrëniet me Republikën e Kosovës.

“Edhe unë personalisht e çmoj dhe e vlerësoj shumë këtë marrëdhënie”, tha ambasadori amerikan.

Kurti, paraprakisht tha se pret ta thellojë bashkëpunimin dhe partneritetin me SHBA-në, ndërsa shprehu falenderimin për kontributin e SHBA-së në çlirimin e Kosovës, shpalljen e pavarësisë dhe mirëmbajtjen e paqes.

“Pres që të kemi bashkëpunim të ngushtë për marrëdhënie sa më të mira midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë që ta thellojmë dhe zgjerojmë partneritetin dhe alenacën tonë e cila shtrihet në shumë fusha, prej sundimit të ligjit, demokracisë, qeverisjes së mirë, investimeve në ekonomi e deri te mbrojtja dhe siguria, paqja e qëndrueshme e stabiliteti afatgjatë”, tha Kurti.