Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur në aksin Vlorë-Fier, automjeti me drejtuese 23-vjeçaren Anxhela Çapo dhe pasagjere Silvana Muho 22-vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Policia thotë se për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit ndërsa është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore pasagjerja.
Njoftimi i policisë
“Më datë 26.01.2021, rreth orës 19:25, në autostradën Vlorë- Fier, mjeti me drejtuese shtetasen A.Ç., dhe pasagjere shtetasen S. M., 22 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit shtetasja A. Ç., dhe është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjëndje të rëndë shëndetësore pasagjerja e mjetit shtetasja S.M.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”,