Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës, janë takuar me ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, ku është diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit, eliminimin e barrierave tregtare gjatë bashkëpunimit Kosovë-Maqedoni e Veriut, shkëmbimin e praktikave për rritje të bashkëpunimit të ndërsjelltë dhe eksportit në vendet e rajonit.
Gjatë këtij takimi ambasadorja Jusufi shpalosi disa nga prioritetet e misionit të saj në Kosovë, duke theksuar që janë të hapur për bashkëpunim në sferat e këmbimit tregtar dhe lobimit të eliminimit të barrierave reciproke.
Kurse, kryetari i OAK, Skënder Krasniqi theksoi që ndërtimi i linjave për rritje të bashkëpunimit tregtar mes vendeve tona është shumë i rëndësishëm, pasi që aktualisht prodhuesit kosovar janë duke hasur në disa sfida gjatë realizimit të eksportit në Maqedoni të Veriut.
Sipas një komunikate të OAK, gjatë takimit u theksua edhe mungesa e investimit në autostradë nga ana e Maqedonisë së Veriut, gjë e cila do të ndikonte pozitivisht gjatë të bërit biznes mes të dy vendeve.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...