string(70) "zyrtarja-e-osbe-se-ne-kosove-shpallet-paqeruajtese-e-vitit-ne-gjermani"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 10:13

Zyrtarja e OSBE-së në Kosovë, shpallet Paqeruajtëse e Vitit në Gjermani

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 10:13

Zëvendësshefja e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Taylor, është vlerësuar si njëra nga Paqeruajtëset Gjermane të Vitit.

Ky çmim iu nda asaj me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqeruajtësve, e cila u shënua pak ditë më parë.

Me këtë rast, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, së bashku me stafin e Ambasadës Gjermane, e kanë uruar Taylor për këtë vlerësim të lartë.

“Krenar që e shoh Cornelian të nderohet si një nga Paqeruajtësit tanë të Vitit”, ka thënë ambasadori Rohde.