Një ditë pasi u përfol se do të kandidonte për kreun e bashkisë së Mallakstrës, Agron Kapllanaj përmes një njoftimi në Facebook ka konfirmuar kandidaturën e tij nën siglën e partisë Demokratike
Teksa konfirmoi kandidaturën e tij për kreu e bashkisë së Mallaksatrës në zgjedhjet lokale të 14 majit, Kapllanaj ftoi qytetarët mallakastriotë në një takim ditën e shtunë.
Kujtojmë se Agron Kapllanaj është kandidatura e parë që zyrtarizohet nga Alibeaj, duke i dhënë fund aludimeve se PD do të futej e bashkuar në zgjedhjet e ardhshme.
“Duke marrë në konsideratë kërkesën tuaj të vazhdueshme për të kandiduar në zgjedhjet e 14 majit 2023, si një detyrim ndaj jush, unë pranova të kandidoj. Edhe pse e kam bërë shpesh dua ta përsëris puplikisht e sa herë të më jepet mundësia, mirënjohjen time ndaj jush për mbështetjen e pakursyer që më keni dhënë, por dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi patur gjatë kohës që kam drejtuar. Mirënjohja ime ndaj jush është dhe do të mbetet e përjetshme, ndaj ju premtoj se asnjëherë nuk kam për t’ju zhgënjyer, por ashtu si përherë do të jem pranë jush për të zgjidhur hallet dhe problemet tuaja. Kam aq shumë gjëra për te ndarë me ju, sa nuk do të mjaftonte ky status edhe sikur te zgjatesha pafund , ndaj ditën e shtunë, më dt. 26/11/2022 ora 14:00 ju ftoj të gjithëve, ju vëllezër dhe motra mallakasriotë, pa asnjë dallim partiak të bashkëbisedojmë në sallën e kinemasë së qytetit”, shkruan Kapllanaj në reagimin e tij.
Më herët Kapllanaj ka mbajtur postin e kreut të bashkisë së Mallakastrës deri në vitin 2019.
/Gazeta Express