Zyrtari për media i Federatës së Futbollit të Sllovakisë, Juraj Curny ka thënë se nesër në stadium nuk do të ketë më shumë tifozë të Kosovës sesa sllovakë.
Curny tha se kanë identifikuar qindra bileta me emra ballkanas, të cilët kanë pasaporta nga vendet e Bashkimit Europian.
“Duke pasur parasysh që biletat janë shitur të gjitha, nuk presim që tifozët mysafirë të kenë një avantazh në tribuna. Ne kemi identifikuar disa qindra bileta me emra ballkanas në sektorë të ndryshëm, të cilët, megjithatë kanë pasaporta nga vendet e BE-së, përfshirë Sllovakisë”, ka thënë Curny.
Kosova ndeshet me Sllovakinë nesër në Bratisllavë me fillim nga ora 20:45 në gjysmëfinalen e play-offit për Kampionat Botëror.
Në rast fitoreje, Kosova do ta priste në stadiumin “Fadil Vokrri” fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani në finalen e madhe për një vend në Kupën e Botës që këtë vit mbahet në ShBA, Meksikë dhe Kanada.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...