Zyrtari izraelit thotë se marrëveshja është afër, por nuk është arritur ende, ndërsa Hamasi thotë se janë të kënaqur me negociatat - Gazeta Express
string(128) "zyrtari-izraelit-thote-se-marreveshja-eshte-afer-por-nuk-eshte-arritur-ende-ndersa-hamasi-thote-se-jane-te-kenaqur-me-negociatat"

Lajme

Gazeta Express

14/01/2025 14:03

Zyrtari izraelit thotë se marrëveshja është afër, por nuk është arritur ende, ndërsa Hamasi thotë se janë të kënaqur me negociatat

Lajme

Gazeta Express

14/01/2025 14:03

Një zyrtar i qeverisë izraelite i cili kërkoi të mbetet anonim ka thënë se është bërë “progres i vërtetë” gjatë ditëve të fundit në negociatat për armëpushim, duke thënë se bisedimet kishin hyrë në një periudhë kritike dhe të ndjeshme.

“Kjo është hera e vetme që nga nëntori i vitit 2023 që ne po negociojmë realisht me Hamasin dhe ata nuk po luajnë një lojë negociatash”, tha ai, me të dyja palët në “negociim të detajuar rreth qindra e mijëra detajeve”.

Por, tha ai, ndërsa një marrëveshje ishte afër, “nuk është arritur ende”.

Zyrtari konfirmoi se 33 emra ishin në listën e pengjeve që do të liroheshin në fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit dhe se Izraeli po priste që Hamasi të konfirmonte se sa prej tyre ishin ende gjallë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se Izraeli po negocionte “çmimin” për nëntë pengje të sëmurë dhe të plagosur, që do të liroheshin në atë fazë të parë.

Ai tha gjithashtu se aranzhimet e sigurisë për “qindra” të burgosur palestinezë, që do të liroheshin në këmbim të pengjeve, po diskutoheshin gjithashtu, ndërsa Izraeli ka përcaktuar se të dënuarit për vrasje nuk do të liroheshin në Bregun Perëndimor.

Zyrtari gjithashtu përshkroi parametrat e sigurisë të Izraelit gjatë çdo armëpushimi, duke përfshirë ruajtjen e një zone tampon përgjatë kufirit të Gazës me Izraelin, monitorimin e civilëve që kthehen në shtëpitë e tyre në zonat veriore dhe masat për të ndaluar kontrabandën e armëve të Hamasit nëpër Rripin jugor të Filadelfit.

Ai tha se dobësimi i aleatëve të Hamasit në të gjithë rajonin, presionet e brendshme mbi grupin dhe përfshirja e administratës amerikane në ikje dhe në ardhje kishin krijuar “mundësi të reja” për një marrëveshje.

Dhe se Izraeli, ndërkohë që po fokusohej në fazën e parë të marrëveshjes së propozuar, po mbante gjithashtu asete për fazat e ardhshme të negociatave.

“Ne nuk do të largohemi nga Rripi i Gazës derisa të gjithë pengjet tanë të kthehen në shtëpi”, tha ai.

Në anën tjetër, Hamasi është shprehur  i kënaqur për statusin e negociatave.

Në një deklaratë, grupi i armatosur tha se shpreson që ky raund negociatash të përfundojë me një “marrëveshje të qartë dhe gjithëpërfshirëse”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement