Zyrtari i PDK'së thumbon AAK'në: Ndoshta do të kërkojnë ta zgjedhim një president me kontratë mbi vepër - Gazeta Express
string(100) "zyrtari-i-pdkse-thumbon-aakne-ndoshta-do-te-kerkojne-ta-zgjedhim-nje-president-me-kontrate-mbi-veper"

Zyrtari i PDK’së thumbon AAK’në: Ndoshta do të kërkojnë ta zgjedhim një president me kontratë mbi vepër

Gazeta Express

12/08/2020 20:00

Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, Bujar Cakolli, thotë se puna e presidentit “nuk është aq hajgare sic po e mendojnë partitë e pushtetit aktual”.

Ai ka thumbuar kështu Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari i së cilës, Ramush Haradinaj, ka shpallur sot kandidaturën për president të ardhshëm të vendit.

Lexo Edhe:

“Kjo puna e Presidentit nuk është edhe aq hajgare sa po e mendojnë partitë e pushtetit aktual. Poashtu, nuk është pozitë për të plotësuar egot personale të asnjë individi, por në radhë të parë duhet të reflektoj unitet dhe fuqi politike”, ka shkruar ai në Facebook.

“Mirëpo, si është ka shkon puna, mos u çuditni nëse partitë do të kërkojnë që kjo pozitë të plotësohet me konkurs brendapartiak e pse jo ta zgjedhim një President me kontratë mbi vepër!”, është shprehur ai.