Zyrtari i PDK-së propozon që flamuri i UÇK-së të jetë në Presidencë - Gazeta Express
string(67) "zyrtari-i-pdk-se-propozon-qe-flamuri-i-uck-se-te-jete-ne-presidence"

Zyrtari i PDK-së propozon që flamuri i UÇK-së të jetë në Presidencë

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 14:17

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka propozuar që në zyrën e presidentes, Vjosa Osmani të jetë edhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Express.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka theksuar se nëse është flamuri Dardan, pse mos të jetë edhe ai i UÇK-së.

Lexo Edhe:

 Postimi i tij i plotë:

“Edhe Flamuri i UÇK-së duhet të jetë në Presidencë.

Nëse bën që në Presidencë të jetë Flamuri Dardan, pse nuk bën të jetë edhe Flamuri i UÇK-së. Por, aty nuk është dhe as nuk ka qenë. Ky realitet duhet të ndryshoj. Duhet të ndryshoj sidomos tani. Pse ? Ka pasur një qasje të intensifikuar tash sa kohë, gjithsesi tinza, kundër vlerave të luftës e për rrjedhojë edhe qasje anashkaluese ndaj vetë vlerës, UÇK. Kjo qasje nga, dikur anashkaluese,  tani pothuajse ka marrë karakter institucional. Kjo duhet të ndalet para se UÇK-ja të bëhet histori me dyshime, deri në histori që i duhen korrigjime. 

Presidente bëhu gjithëpërfshirëse dhe unifikuese, vendose Flamurin e UÇK-së në Presidencë.