Zyrtari i PDK-së: Albin Kurti e ushqeu rrejshëm ambicien e Vjosa Osmanit - Gazeta Express
string(71) "zyrtari-i-pdk-se-albin-kurti-e-ushqeu-rrejshem-ambicien-e-vjosa-osmanit"

Zyrtari i PDK-së: Albin Kurti e ushqeu rrejshëm ambicien e Vjosa Osmanit

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 7:20

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka treguar se çka sipas tij e ka dëmtuar më së shumti Lidhjen Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Në një shkrim në Facebook ai thotë se përgjigja është e lehtë.

Lexo Edhe:

Sipas zyrtarit të PDK-së më së shumti LDK-në e ka dëmtuar kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti për të cilin thotë se e ka ushqyr rrejshëm ambicien e Vjosa Osmanit.

“Edhe akoma po pyesin se çka e dëmtoi kaq shumë Lidhjen Demokratike të Kosovës?  Përgjigjja është e lehtë – Albin Kurti e ushqeu rrejshëm ambicien e Vjosa Osmanit për të qenë sa më lartë.  Tash që kaluan afatet për koalicione, Vjosa Osmani po trajtohet si një kandidate e zakonshme për deputete. Ajo ka veç një rrugë – që të shkrihet në listën e Vetëvendosjes.  Ajo nuk ka guxim që të shtunën të shkojë në KQZ dhe të dorëzojë Iniciativën e saj për të marrë pjesë në zgjedhje me njerëzit e saj”, ka thënë ai./GazetaExpress/