Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, ka thënë se ata që mbajnë imazhin e Presidentit Ibrahim Rugova në profilet e tyre, shumë përkrahës të Vetëvendosjes dhe të Albin Kurtit, dhe sipas tij, pretendojnë se janë pasues të rrugës së tij politike — megjithëse dikur VV-ja e quante Rugovën “kolaboracionist”.
Përderisa sipas Hamitit, Kurti dhe VV-ja nuk e kanë festuar as shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.
Ish-ambasadori Hamiti për këta individë që sot edhe kanë pozita të larta dhe kërkojnë të udhëheqin komuna, ka shkruar në Facebook se “në njërën anë mbajnë fotografinë e Rugovës, e në tjetrën i nënshtrohen Kurtit”.
“Mbajnë fotografi të Presidentit Ibrahim Rugova në profilet e tyre, janë rreshtuar me Albin Kurtin dhe VV-në e tij, e qortojnë LDK-në dhe japin leksione rugovizmi. Është paradoksale kjo. VV-ja e Albin Kurtit e ka quajtur kolaboracionist Presidentin Rugova, liderin historik të LDK-së dhe Atin Themeltar të shtetit tonë. Kurti dhe VV-ja nuk e kanë festuar as shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008”, ka shkruar Hamiti.