Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, ka mbërritur tashmë në Kosovë. Njoftimi është bërë nga ambasada e SHBA-ve, ku është shtuar se Hanrahan është pritur nga ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati, shkruan Gazeta Express.
Në njoftim thuhet edhe se ‘’presim me padurim një fundjavë të frytshme me takime’’.
Po ashtu, shtohet se këto takime do të theksojnë prioritetet e SHBA-së për stabilitet rajonal, siguri dhe prosperitet ekonomik.
‘‘Këtë mbrëmje, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, pati kënaqësinë të mirëpriste zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit, Brendan Hanrahan, në vizitën e tij të parë në Kosovë. Presim me padurim një fundjavë të frytshme me takime dhe vizita që do të theksojnë prioritetet e SHBA-së për stabilitet rajonal, siguri dhe prosperitet ekonomik’’, thuhet në njoftim.
Ndryshe, zyrtari i DASH’it pritet të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. /GazetaExpress