Zyrtari i lartë anglez bën akuzën e rëndë për COVID-19: Fajtore është Kina! - Gazeta Express
string(73) "zyrtari-i-larte-anglez-ben-akuzen-e-rende-per-covid-19-fajtore-eshte-kina"

Zyrtari i lartë anglez bën akuzën e rëndë për COVID-19: Fajtore është Kina!

Gazeta Express

30/03/2020 10:58

Britania e Madhe ka bërë një akuzë të rëndë ndaj Kinës, të cilën nuk e fajëson për krijimin e virusit por për mungesën e testimit masiv në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministri anglez, Michael Gove, ditën e sotme ka deklaruar se fajtorja për përgjigjen e ngadaltë të qeverisë së Britanisë së Madhe dhe mungesën e testimit masiv, është Kina.

Lexo Edhe:

Deklarata e Michael Gove: Pavarësisht se rastet e para në Kinë janë kapur para Krishtlindjes, Kina nuk ka qënë e qartë me vendet e tjera për shkallën, natyrën dhe infektivitetin e COVID-19. Duke bërë që shtetet të mos reagojnë në kohë ndaj këtij virusi të rrezikshëm.

Kjo nuk është hera e parë që Kina po akuzohet për fshehje të informacionit, pasi sipas studiuesve nëse shteti kinez do të kishte media të lira, COVID-19 nuk do të ishte sot një pandemi, duke marrë mijëra jetë në të gjithë botën.

Ditën e djeshme qeveria britanike arriti të kryejë 10 000 teste në ditë nga 25 000 të premtuara nga kryeministri Boris Johnson.

Rikujtojmë se Britania e Bashkuar është një ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi, ku deri tani janë shënuar 1.019 të vdekur.

Një ndër të prekurit është edhe kryeministri Boris Johnson, i cili gjendet në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po drejton qeverinë nga karantina.