Agim Kastrati, zyrtar i KKZ-së në Zubin Potok, dha detaje për votimin që po zhvillohet në këtë komunë për shkarkimin ose jo të kryetarit Izmir Zeqiri.
“Procesi i votimit në komunën e Zubin Potokut deri tani ka shkuar i rregullt, KKZ i ka bërë të gjitha përgatitjet bashkë me KQZ’në dhe SKQZ’në sa i përket aspektit teknik. Materiali i ndjeshëm dhe josensitiv janë shpërndarë nga ora 5 e tutje, dmth në orën 7 gjithçka ka funksionuar sipas rregullave dhe ligjit zgjedhor”, tha ai.
Ai tha se deri në orën 11:00 kanë votuar 7 persona, ndërkaq bëri të ditur se në Zubin Potok të drejtë vote kanë 6600 persona dhe janë 5 qendra të votimit me 11 vendvotime.
Kastrati tha se për shkak të kushteve të motit janë shpenzuar derivatet në njërin nga gjeneratorët por “shpejtë” është rregulluar. /GazetaExpress/
LNeptun, rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë, sjell edicionin e shumëpritur të kampanjës “Ditët me FAT”...