Zyrtari i EULEX'it s në Gjykatë, kërkon që monitoruesve t'u sigurohet akses i papenguar për rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar - Gazeta Express
string(135) "zyrtari-i-eulexit-s-ne-gjykate-kerkon-qe-monitoruesve-tu-sigurohet-akses-i-papenguar-per-rastet-e-korrupsionit-dhe-krimit-te-organizuar"

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 14:42

Zyrtari i EULEX’it s në Gjykatë, kërkon që monitoruesve t’u sigurohet akses i papenguar për rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar

Lajme

Gazeta Express

05/02/2026 14:42

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Ngadhnjim Arrni, ka pritur në takim shefin e Njësisë së Monitorimit të EULEX-it, Hubert van Eck Koster.

Zyrtari i EULEX në këtë takim ka shkuar për të diskutuar kërkesën për “sigurimin e aksesit të mëtejshëm të papenguar për monitoruesit e drejtësisë, si dhe për temat që lidhen me trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Në një njoftim, gjykata thotë se “qëllimi i takimit ishte urimi i Kryetarit Arrni për marrjen e detyrës së re, shprehja e mbështetjes institucionale, si dhe riafirmimi i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve”.

Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm “në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe transparencës në sistemin e drejtësisë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement