Zyrtari i DASH-it ia çel derën Ambasadorit Dugolli në Washington, flasin për forcim raportesh Kosovë-SHBA - Gazeta Express
string(104) "zyrtari-i-dash-it-ia-cel-deren-ambasadorit-dugolli-ne-washington-flasin-per-forcim-raportesh-kosove-shba"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 17:19

Zyrtari i DASH-it ia çel derën Ambasadorit Dugolli në Washington, flasin për forcim raportesh Kosovë-SHBA

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 17:19

Ambasadori i Kosovës në Washington, Ilir Dugolli, ka njoftuar se ka pritur në takim Mark Fleming, Ushtrues i Detyrës së Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor dhe Çështjet e Holokaustit, shkruan Express.

Dugolli ka uruar Fleming për rolin e ri që ka marrë në Departamentin Amerikan të Shtetit duke thënë se Kosova rikonfirmon përkushtimin për forcimin e raporteve dypalëshe dhe avancimin e prioriteteve të përbashkëta.

“Ambasadori Dugolli pati kënaqësinë të presë Mark Fleming, Ushtrues i Detyrës së Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor dhe Çështjet e Holokaustit. Ne e urojmë atë për rolin e tij të ri dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta.”, ka njoftuar Ambasada.