Pas njoftimit të presidentit amerikan Donal Trump për një armëpushim dhe përkundër gjithë ndërlikimeve të situatës, raportohet se disa zyrtarë iranianë veçse kanë nisur të festojnë “fitoren”.
Sipas AlJazeera, zëvendëspresidenti Mohammad Reza Aref zhvillimin e fundit e ka cilësuar “fitore”, duke thënë se Irani “i theu brirët SHBA-së dhe Perëndimit në rajon” dhe u tregoi atyre fuqinë e tij.
Raportohet se, edhe Mahdi Mohammadi, këshilltar i lartë i kryetarit të parlamentit dhe ish-komandant i Gardës Revolucionare, Mohammad Bagher Ghalibaf, e ka përshëndetur atë që e quajti “një fitore madhore që do të hyjë në histori”.
“Një epokë e re ka nisur,” ka shkruar ai në platformën X.
Ndërkohë, Behrouz Kamalvandi, zëdhënësi i Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit, ka deklaruar për televizionin shtetëror se të tjerët duhet ta kuptojnë se askush nuk mund ta “zhdukë” programin bërthamor të Iranit.
“Duke marrë parasysh kapacitetet dhe aftësitë që kemi, industria bërthamore duhet të vazhdojë dhe nuk do të ndalet,” raportohet të ketë thënë Kamalvandi.
Sunny Hill Festival po afron dhe banka ProCredit, si sponsor gjeneral i festivalit, të sjell më afër skenës magjike...