“Nëse ne, sipas tyre, qenkemi vonuar, pse nuk janë këtu për t’na e lënë neve fajin e popullit buxhetin?”.
Kjo fjali e thënë në foltoren e Kuvendit nga kryeministri në detyrë e deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nisi të shpërndahet nga zyrtarë të kësaj partie si “thelbi” i fjalimit të Kurtit në Kuvend.
Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, edhe e fotografoi nga ulësja e saj liderin e VV-së, duke e shpërndarë atë krahas thënies së Kurtit.
Të njëjtën fjali e ndau edhe zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, në profilin e tij në Facebook.
Më pas e njëjta u shpërnda edhe nga Lëvizja Vetëvendosje./Express/