Zyrtare: Zhegrova nënshkruan me Juventusin deri më 2030 - Gazeta Express
string(54) "zyrtare-zhegrova-nenshkruan-me-juventusin-deri-me-2030"

Sport

Gazeta Express

01/09/2025 21:43

Zyrtare: Zhegrova nënshkruan me Juventusin deri më 2030

Sport

Gazeta Express

01/09/2025 21:43

Ylli i kombëtares së Kosovës tashmë edhe zyrtarisht e ka kompletuar transferimin te Juventusi.

Pas kompletimit të testeve mjekësore, 26-vjeçari e ka nënshkruar kontratën me klubin e madh italian.

Kjo kontratë do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2030, me një pagë prej 2.5 milionë euro në vit.

Juventusi e bleu Zhegrovën për një shumë prej 14.3 milionë eurosh, e cila mund të shkojë deri mbi 18 milionë euro me bonuse dhe pagesa shtesë.

Zhegrova ishte pjesë e Lillet që nga janari i vitit 2022, derisa më herët ka luajtur për Baselin e Genkun./GazetaExpress/