Zyrtare: Wijnaldum i bashkohet Romës nga PSG - Gazeta Express
string(43) "zyrtare-wijnaldum-i-bashkohet-romes-nga-psg"

Futboll

Gazeta Express

05/08/2022 20:17

Zyrtare: Wijnaldum i bashkohet Romës nga PSG

Futboll

Gazeta Express

05/08/2022 20:17

Georginio Wijnaldum zyrtarisht i është bashkuar Romës në huazim me opsion blerjen nga PSG , por që mund të bëhet me obligim blerje në rast së Roma kualifikohet për Ligën e Kampionëve

Sipas shumë raporteve, marrëveshja është arritur për 10 milionë euro dhe do të jetë me obligim blerje nëse Giallorossi përfundojnë në top katër në Serie A.

Lexo Edhe:

PSG po ashtu do të mbulon gjysmën e pagës së tij prej 9 milionë në sezon gjatë periudhës së huazimit.

Holandezi 31 vjeçar i ishte bashkuar si lojtar pa kontratë skuadrës së Paris Saint-Germain pasi ishte larguar nga Liverpool verën e kaluar.

Para kësaj, ai kishte luajtur edhe për skuadrat: Newcastle United, PSV Eindhoven dhe Feyenoord.

Ai i ka kryer testet mjekësore sot kurse mbrëmë kishte arritur në Itali, ku ishte përshëndetur nga qindra tifozë në aeroportin e Ciampino.

Roma për disa vite bën paralajmërime të nënshkrimeve të tilla para një komunitetit të gjërë, duke marrë kështu vëmendje të mediave e cila mandej shfrytëzohet për të ndihmuar me para për të gjetur fëmijët e humbur dhe të kidnapuar në tërë botën. /GazetaExpress/