Zyrtare: Wijnaldum i bashkohet Paris Saint-Germainit - Gazeta Express
string(51) "zyrtare-wijnaldum-i-bashkohet-paris-saint-germainit"

Futboll

Gazeta Express

10/06/2021 15:08

Zyrtare: Wijnaldum i bashkohet Paris Saint-Germainit

Futboll

Gazeta Express

10/06/2021 15:08

Paris Saint-Germaini ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje afatgjate me mesfushorin holandez, Georginio Wijnaldum.

Wijnaldum do t’i bashkohet PSG-së falas, sapo t’i mbarojë marrëveshja me Liverpoolin në fund të këtij muaji, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gjiganti parisien e mposhti Barcelonën në garë për holandezin, megjithëse për muaj të tërë u përfol se ai kishte arritur marrëveshje me klubin katalonas.

Mesfushori 30-vjeçar ka nënshkruar kontratë trivjeçare me PSG-në, e cila do ta mbajë në Parc des Princes deri në verën e vitit 2024.

Ai ishte shumë afër t’i bashkohej Barcelonës, por PSG-ja ndërhye duke i ofruar pagë gati trefish më të lartë seç i ofroi gjiganti katalonas dhe e bindi të ndryshojë mendje.

Në Paris, Wijnaldum do të paguhet rreth 10 milionë euro në vit.

Wijnaldum i kaloi pesë vjet në Liverpool dhe vendos të mos e vazhdojë marrëveshjen me klubin e Premierligës, duke u larguar si kampion i Evropës dhe i Anglisë nga Anfield. /Gazeta Express/