Presidenti UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka dalë në konferencë për shtyp pas takimit të Komitetit Ekzekutiv të mbajtur sot.
Gazeta Express ua sjell më poshtë vendimet kryesore:
EURO 2020
Champions League:
– Gjysmëfinalet dhe finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohen me format të “Final Eight” nga 12 gushti në Lisbonë.
– S’do të ketë ndeshje kthyese për çerekfinale apo gjysëmfinale.
– Ndeshjet e mbetura nga faza e 1/8 të finales mund të luhen edhe në stadiumet vendore ose në Lisbonë, s’është vendosur ende.
– Finalja do të zhvillohet më 23 gusht.
Në Stamboll, ku ishte planifikuar të zhvillohet finalja e sezonit aktual, do të zhvillohet finalja e sezonit të ardhshëm. Çdo vendit nikoqir i është shtyrë data e organizimit të finales për një vit.
Se a do të zhvillohen ndeshjet me apo pa tifozë do të vendoset në korrik, varësisht nga situata me Covid-19.
Ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa të garave të tjera me nga vetëm një ndeshje.
Europa League: