ZYRTARE: UEFA i nis hetimet ndaj Barcelonës për “rastin Negreira”
Futboll
Gazeta Express
23/03/2023 14:06
Federata Evropiane e Futbollit i ka nisur hetimet
ndaj Barcelonës për “rastin Negreira”.
Gjiganti katalunas do të hetohet rreth lidhjes me ish-numrin
2 të gjyqtarëve të futbollit spanjoll, ndërsa akuzohet se kishte favorizime nga
referët në kohën kur Jose Maria Enriquez Negreira ishte në atë pozitë, ndërsa ndërkohë
kishte bashkëpunim me gjigantin katalunas përmes kompanisë së tij.
“Në pajtim me nenin 31.4. Inspektorët e Etikës dhe
Disiplinës të UEFA-s do ta kryejnë një hetim për një shkelje të mundshme të
kuadrit ligjor të UEFA-s”, njofton shtëpia e futbollit evropian. /Gazeta Express/