Zyrtare: Trimror Selimi kalon te Deçiqi - Gazeta Express
string(38) "zyrtare-trimror-selimi-kalon-te-deciqi"

Sport

Gazeta Express

01/07/2025 17:22

Zyrtare: Trimror Selimi kalon te Deçiqi

Sport

Gazeta Express

01/07/2025 17:22

Klubi shqiptar nga Mali i Zi, Deçiqi i Tuzit ka nënshkruar me një futbollist nga Kosova.

Bëhet fjalë për Trimror Selimin, i cili tashmë ka nënshkruar me klubin shqiptar nga Mali i Zi, pas një aventure në futbollin shqiptar.

Selimi së fundmi ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës në Shqipëri.

Më herët në karrierën e tij, 24-vjeçari ka luajtur edhe për Llapin, Ulpianën e Prishtinën në futbollin kosovar.

Deçiqi sezonin e kaluar e fitoi Kupën e Malit të Zi dhe do të luajë në kualifikimet e Ligës së Konferencës./GazetaExpress/