Zyrtare: Timo Werner rikthehet te Leipzigu - Gazeta Express
string(41) "zyrtare-timo-werner-rikthehet-te-leipzigu"

Zyrtare: Timo Werner rikthehet te Leipzigu

Sport

Gazeta Express

09/08/2022 18:43

Timo Werner është rikthyer te Leipzigu, aty ku e ka rekordin e golashënuesit më të mirë në histori, me 95 gola.

Klubi gjerman ka zyrtarizuar këtë të martë transferimin e tij nga Chelsea, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Werner ka kaluar sot testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Ai sërish do të mbajë numrin 11 në fanellë.

Chelsea do të fitojë 20 milionë euro nga shitja e 26-vjeçarit, teksa 10 milionë të tjera janë bonuse.

Werner ka luajtur te Leipzigu nga viti 2016 deri më 2020, kur u transferua te Chelsea për 53 milionë euro. /Gazeta Express/