ZYRTARE: Spenser Mitchell transferohet në KB Bashkimi - Gazeta Express
string(52) "zyrtare-spenser-mitchell-transferohet-ne-kb-bashkimi"

ZYRTARE: Spenser Mitchell transferohet në KB Bashkimi

Gazeta Express

17/01/2020 18:21

Alo qendra amerikane, Spenser Mitchell, është përforcimi më i ri i KB Bashkimi

Mitchell, 203 centimetra i gjatë, vjen nga skuadra Lituaneze, Palangos, për të cilën ka luajtur me mesatare prej 6.4 pikëve dhe 5 kërcimeve për ndeshje, njofton KB Bashkimi.

Lexo Edhe:

Më parë ka luajtur edhe në skuadrat si Swords Thunder nga Irlanda, Servigroup Benidorm nga Spanja dhe Perez Basket SAD nga Kosta Rika.

Me ardhjen e tij, KB Bashkimi do të ketë më shumë zgjedhje në pozitën e qendrës.

Mitchell pritet të debutojë në ndeshjen e radhës që KB Bashkimi ta luajë në Prizren kundër Yllit javën e ardhshme.