Juventus ka konfirmuar zgjatjen e kontratës së trajnerit Luciano Spalletti, duke publikuar momentin kur ai ua komunikoi lajmin lojtarëve për marrëveshjen e re dyvjeçare:
Trajneri i Juventusit, Spalletti, ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë të re deri në vitin 2028.
Gjiganti i Serie A e konfirmoi marrëveshjen të premten, duke publikuar videon e njoftimit të trajnerit para skuadrës.
Tekniku italian vlerësoi klubin dhe futbollistët para se të shtonte: “E konsiderova shumë të rëndësishme që, para së gjithash, t’ju tregoj ju këtë lajm, se kemi vendosur ta zgjasim kontratën edhe për dy vite të tjera.
“Dua që ju ta dini të parët para se të bëhet publike. Po jua them sot. Natyrisht, kemi sfida përpara, por jam i bindur se me ju do të jenë sfida të mëdha, sepse do t’i përballoj me qëndrimin dhe forcën tuaj, ashtu siç keni bërë gjithmonë.”
Spalletti e mori drejtimin e ekipit në fund të tetorit, duke zëvendësuar Igor Tudor, fillimisht me një kontratë deri në fund të sezonit.
Nën drejtimin e trajnerit nga Toskana, “Bianconerët” kanë regjistruar 17 fitore në 31 ndeshje, kanë pësuar gjashtë humbje dhe kanë barazuar tetë herë.