ZYRTARE: Shtyhen edhe ndeshjet e Premierligës - Gazeta Express
string(44) "zyrtare-shtyhen-edhe-ndeshjet-e-premierliges"

Gazeta Express

13/03/2020 12:15

ZYRTARE: Shtyhen edhe ndeshjet e Premierligës

Gazeta Express

13/03/2020 12:15

Pas Serie A dhe La Liga, edhe Premierliga i ka shtyrë ndeshjet e saj, shkruan Gazeta Express.

Premierliga e mori këtë vendim pasi koronavirusi “zbarkoi” edhe në kampionatin anglez deri më 3 prill.

Për momentin është i konfirmuar infektimi me këtë virus i trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta dhe i futbollistit të ri të Chelseat, Callum Hudson-Odoi.

Gjithashtu, dyshohet që edhe një futbollist i Evertonit është i prekur nga ky virus.

Arsenali, Chelsea dhe Evertoni u futën në vetë-izolim mbrëmë dhe sot.

Ndërsa, drejtuesit e Premierligës, në takim me krerët e klubeve, vendosën sot përfundimisht për shtyrjen e ndeshjeve, pasi nuk ekzistojnë kushtet për zhvillimin e tyre.

Gjithashtu, janë pezulluar të gjitha ngjarjet tjera sportive në Britaninë e Madhe deri në fillim të prillit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement