Zyrtarë shëndetësorë në ShBA: Reaksionet alergjike të vaksinës Covid-19 më të mëdha se sa priteshin - Gazeta Express
string(98) "zyrtare-shendetesore-ne-shba-reaksionet-alergjike-te-vaksines-covid-19-me-te-medha-se-sa-priteshin"

Zyrtarë shëndetësorë në ShBA: Reaksionet alergjike të vaksinës Covid-19 më të mëdha se sa priteshin

Shneta

Gazeta Express

24/12/2020 14:15

Ndërsa një numër i madh i shteteve kanë siguruar marrëveshje me kompaninë Pfizer për furnizimin me sasi të mjaftueshme të vaksinës së Covid-19, rastet e shpeshta të reaksioneve alergjike  kanë filluar të nxisin diskutime në mes të prodhuesve të vaksinave dhe Instituteve Kombëtare të Shëndetit.

Sipas një raporti të CNN, presidenti aktual I ShBA-ve Donald Trump ka thënë se frekuenca e reaksioneve alergjike ndaj vaksinës se Pfizer është më e madhe se sa pritej.

Lexo Edhe:

Këtë gjë po thonë edhe shumë ekspertë të shëndetësisë në ShBA. Sipas Dr Moncef Slaiui, këshilltar kryesor i shkencës në ShBA, frekuenca e efekteve anësore dhe reaksioneve alergjike, që kjo vaksinë po shkakton është shumë më e madhe dhe më brengosëse se ç’është pritur.

“Ne e dimë nga provat klinike që këto rekasione alergjike nuk ishin aq të pranishme, siç tregojnë të dhënat sot. Kjo na bën ne që të seleksionojmë grupet e njerëzve, të cilët këshillohen që të mos e marrin vaksinën”, tha Dr Slaoui.

Ndërkohë edhe Britania e Madhe ka lëshuar këshilla në lidhje me këtë çështje duke rekomanduar që njerëzit, të cilët kanë histori të reaksioneve alergjike të mos e marrin vaksinën Pfizer-BioNTech.

Së fundmi, shume shtete në botë duke përfshirë edhe ShBA-në  kanë filluar procesin e imunizimit kundër sëmundjes Covid-19, pasi Administrata e Ushqimit dhe Barnave(FDA) I dha dritën e gjelbër vaksinës të krijuar nga kompania Pfizer. /Gazeta Express