Zyrtare: Reali transferon Hugo Vallejon - Gazeta Express
string(38) "zyrtare-reali-transferon-hugo-vallejon"

Gazeta Express

24/01/2020 23:40

Zyrtare: Reali transferon Hugo Vallejon

Gazeta Express

24/01/2020 23:40

Hugo Vallejo është lojtar i Real Madridit.

Lajmi është konfirmuar edhe zyrtarisht nga Malaga, që ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me Los Blancos për anësorin 19-vjeçar.

Nuk është njoftuar nëse Vallejo do të qëndrojë në ekipin e parë me Zinedine Zidane apo në atë të dytë me Raul Gonzalo, derisa sipas AS, ai do të huazohet për pjesën e mbetur të sezonit te Deportivo.

Kjo është blerja e dytë e Realit që po grumbullon talente të rinj për të ardhmen.

Ditë më parë, Madridi i Zidane konfirmoi transferimin e talentit brazilian, Reiner. /Gazeta Express/