Zyrtare: Rahoveci i liron basketbollistët e huaj - Gazeta Express
string(47) "zyrtare-rahoveci-i-liron-basketbollistet-e-huaj"

Gazeta Express

15/03/2020 16:48

Zyrtare: Rahoveci i liron basketbollistët e huaj

Gazeta Express

15/03/2020 16:48

Tashmë është zyrtare.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Rahoveci ka bërë të ditur se i ka liruar basketbollistët e huaj, kjo për shkak të koronavirusit, sëmundja ngjitëse që po përhapet me shpejtësi nëpër botë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Do të ishte jo-njerëzore nga ana jonë që t’i mbajmë edhe më tutje në kampin tonë, kur kemi parasysh faktin e izolimit të propozuar nga instancat më të larta shtetërore”, ka shkruar klubi i Rahovecit, teksa i ka falënderuar të gjithë për kontributin e dhënë.

Rahoveci ishte një ndër pretendentët për titull, pasi renditet në vendin e dytë me 41 pikë, një më pak se Prishtina.

Njoftimi i plotë i Rahovecit në Facebook:

Klubi liron lojtarët e huaj ?

Momente të tilla si këto, ku sporti nuk është as dytësor e as tretësor, ndiejmë nevojën tonë për të qëndruar brenda në shtëpi dhe kështu mos ta përhapim edhe më shumë pandeminë që po shkakton viktima e numër të madh të të prekurve. ❌

Kësisoj, duke analizuar situatën dhe duke parashikuar se ky sezon basketbollistik tashmë është pezulluar dhe nuk dihet se kur do të fillojë nëse do të fillojë, i kemi liruar të gjithë basketbollistët e huaj. ?

Ne falenderojmë secilin prej tyre për kontributin e çmuar që e kanë dhënë për skuadrën tonë, me shpresën se dikur, do të takohemi sërish. ?

Do të ishte jo-njerëzore nga ana jonë që t’i mbajmë edhe më tutje në kampin tonë, kur kemi parasysh faktin e izolimit të propozuar nga instancat më të larta shtetërore. ??