Zyrtare: Queven Inacio largohet nga FC Ballkani - Gazeta Express
string(46) "zyrtare-queven-inacio-largohet-nga-fc-ballkani"

Sport

Gazeta Express

30/06/2025 17:24

Zyrtare: Queven Inacio largohet nga FC Ballkani

Sport

Gazeta Express

30/06/2025 17:24

FC Ballkani ka konfirmuar largimin e mesfushorit brazilian Queven Inacio, duke e falënderuar për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës nga Suhareka.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi ka vlerësuar përkushtimin, karakterin dhe profesionalizmin e Inacios, duke theksuar se ai gjithmonë ka dhënë maksimumin në fushë dhe ka qenë një pjesë e rëndësishme e ekipit.

“Jemi mirënjohës për punën, karakterin dhe profesionalizmin që ka shfaqur gjatë gjithë kohës. FC Ballkani i dëshiron Inacios suksese të mëdha në vazhdim të karrierës së tij,” thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.

Ende nuk dihet destinacioni i radhës i Queven Inacios, por ai largohet nga Ballkani pas një periudhe ku dha kontribut të vlefshëm në sukseset e klubit.

Me Ballkanin, Queven fitoi Superligwn e Kosovws nw sezonin 2023/24, dhe Kupwn e Kosovws, po nw atw sezon./GazetaExpress/