AS Monaco ka zyrtarizuar transferimin e bujshëm të mesfushorit francez, Paul Pogba.
Përmes një njoftimi zyrtar, klubi nga Principata ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me kampionin e botës, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2027.
Pogba rikthehet në Ligue 1 pas një periudhe të trazuar te Juventusi, ku u përball me lëndime dhe pezullime.
Me këtë transferim, Monaco përforcon ndjeshëm repartin e mesfushës me një emër me përvojë të madhe ndërkombëtare, duke konfirmuar ambiciet e klubit për sezonet e ardhshme.