Presidenca e vendit, ka njoftuar tashmë zyrtarisht se presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë Kuvendit e Kosovës.
Në njoftimin që u bë përmes një komunikate për media, thuhet se Osmani shpërndau Kuvendin në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, përcjell Gazeta Express.
‘’Presidentja Osmani ka shpërndarë Kuvendin e Republikës së Kosovës
Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës’’, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, shpërndarja e Kuvendit erdhi pas takimit që Osmani pati gjatë ditës së sotme me krerët e partive politike. /GazetaExpress