Zyrtare: Nis EURO 2020 - Gazeta Express
string(21) "zyrtare-nis-euro-2020"

Gazeta Express

11/06/2021 20:59

Zyrtare: Nis EURO 2020

Gazeta Express

11/06/2021 20:59

Ka filluar ndeshja Turqi – Itali dhe bashkë me të ka nisur rrugëtimin Kampionati Evropian me një vit vonesë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndeshja mes Turqisë dhe Italisë luhet në Romë në stadiumin “Olimpico”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Italia dhe Turqia kanë luajtur dhjetë ndeshje mes vete. Turqia ka humbur ose barazuar të gjitha duke mos arritur asnjë fitore. Italianët fituan shtatë herë, ndërsa kishte tre barazime.

Finalja dhe gjysmëfinalet, dy raundet e 1/8 dhe tri ndeshje të fazës së grupeve do të zhvillohen në stadiumin e Wembleyt në Angli.

Gjashtë ndeshje të fazës së grupeve dhe një çerekfinale luhet në stadiumin Saint Petersburg në Rusi. Nga tri ndeshje të grupeve dhe nga një çerekfinale do të luhen në Baku, Mynih dhe Romë.

Nga tri ndeshje të grupeve dhe nga një ndeshje e 1/8 së finales do të luhen në Amsterdam, Bukuresht, Budapest, Kopenhagë, Glasgou dhe Sevillë.

Këto janë ekipet e ndara në gjashtë grupe:

Group A: Turqi, Itali, Uells, Zvicër

Group B: Danimarkë, Finlandë, Belgjikë, Rusi

Group C: Holandë, Ukrainë, Austri, Maqedoni e Veriut

Group D: Angli, Kroaci, Skoci, Republika Çeke

Group E: Spanjë, Suedi, Poloni, Sllovakia

Group F: Hungari, Portugali, Francë, Gjermani