Klubi i Futbollit Malisheva ka prezantuar sot përforcimin më të ri për sezonin e ri – qendërmbrojtësin nigerian, Samuel Opeh.
Opeh, i cili vjen nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, ka spikatur sezonin e fundit me fanellën e Laçit, duke u bërë një nga mbrojtësit më të dalluar të kampionatit.
Me eksperiencën dhe cilësitë që e karakterizojnë, ai pritet t’i sjellë më shumë stabilitet dhe siguri repartit defanziv të Malishevës.
“Jemi shumë të lumtur që Samuel bëhet pjesë e skuadrës sonë për sezonin e ri”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit./GazetaExpress/