Zyrtare: Nazmi Gripshi largohet nga Ballkani - Gazeta Express
string(43) "zyrtare-nazmi-gripshi-largohet-nga-ballkani"

Sport

Gazeta Express

11/06/2024 17:24

Zyrtare: Nazmi Gripshi largohet nga Ballkani

Sport

Gazeta Express

11/06/2024 17:24

Një lajm i hidhur për tifozët e Ballkanit, pasi Nazmi Gripshi është larguar nga skuadra therandase.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë klubi i Ballkanit, përmes një postimi në rrjetin social, “Facebook”.

26-vjeçari nga Durrësi i ishte bashkuar Ballkanit në vitin 2020, derisa ka fituar edhe tri herë Superligën me klubin nga Theranda.

Gripshi karrierë më herët ka bërë edhe te Teuta e Skënderbeu në Shqipëri./GazetaExpress/