Zyrtare: Muharrem Jashari i qëndron besnik LNZ Cherkasyt - Gazeta Express
string(55) "zyrtare-muharrem-jashari-i-qendron-besnik-lnz-cherkasyt"

Sport

Gazeta Express

01/07/2025 18:00

Zyrtare: Muharrem Jashari i qëndron besnik LNZ Cherkasyt

Sport

Gazeta Express

01/07/2025 18:00

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Muharrem Jashari do të vazhdojë rrugëtimin në futbollin ukrainas.

Jashari i ka besuar projektit të LNZ Cherkasyt, dhe ka vendosur të nënshkruajë rinovimin me klubin.

Ai ka nënshkruar kontratë të re, trivjeçare, e cila e mbanë në klub deri në vitin 2028.

Sezonin e kaluar, Jashari u shpallë futbollisti më i mirë i skuadrës ukrainase.

Jashari u transferua në Ukrainë pas aventurës me Dritën, teksa në futbollin kosovar i njohur u bë me Trepçën ’89./GazetaExpress/