Zyrtare: Mohamed Salah do të largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të sezonit - Gazeta Express
string(78) "zyrtare-mohamed-salah-do-te-largohet-nga-liverpooli-pas-perfundimit-te-sezonit"

Futboll

Gazeta Express

24/03/2026 20:00

Zyrtare: Mohamed Salah do të largohet nga Liverpooli, pas përfundimit të sezonit

Futboll

Gazeta Express

24/03/2026 20:00

Mohamed Salah ka konfirmuar se do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit.

Salah, 33 vjeç, kishte nënshkruar me Liverpoolin në vitin 2017 për 37 milionë paund nga Roma dhe që atëherë është bërë një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e klubit.

Sulmuesi egjiptian është golashënuesi i tretë më i mirë i të gjitha kohërave të Liverpoolit, me 255 gola në 435 paraqitje.

Në një deklaratë në rrjetet sociale, Salah tha:

“Përshëndetje të gjithëve, fatkeqësisht ka ardhur dita. Kjo është pjesa e parë e lamtumirës sime. Do të largohem nga Liverpooli në fund të sezonit. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se sa thellë ky klub, kjo qytet, ky popull do të bëheshin pjesë e jetës sime.

Liverpooli nuk është thjesht një klub futbolli, është pasion, histori, shpirt. Nuk mund t’i shpjegoj fjalët kujtdo që nuk bën pjesë në këtë klub. Ne festuam fitoret, fituam trofetë më të rëndësishëm dhe luftuam së bashku edhe në kohët më të vështira. Dua të falënderoj të gjithë ata që ishin pjesë e këtij klubi gjatë kohës sime këtu, veçanërisht shokët e skuadrës, të kaluar dhe të tanishëm.

Dhe tifozëve: nuk kam fjalë të mjaftueshme për mbështetjen që më treguat gjatë kohës më të mirë të karrierës sime dhe për qëndresën tuaj në kohët më të vështira. Kjo është diçka që nuk do ta harroj kurrë dhe që do ta mbaj gjithmonë me vete.

Largimi nuk është kurrë i lehtë. Ju më dhatë kohën më të mirë të jetës sime. Unë do të jem gjithmonë një prej jush. Ky klub do të mbetet gjithmonë shtëpia ime dhe e familjes time. Faleminderit për gjithçka – për shkak të jush nuk do të jem kurrë vetëm”, shkruan ai në lamtumirën e tij./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement