ZYRTARE - Mickoski: Do t’i mbështesim kandidatët e VLEN-it që në raundin e parë - Gazeta Express
string(75) "zyrtare-mickoski-do-ti-mbeshtesim-kandidatet-e-vlen-it-qe-ne-raundin-e-pare"

Maqedoni

Gazeta Express

08/07/2025 14:25

ZYRTARE – Mickoski: Do t’i mbështesim kandidatët e VLEN-it që në raundin e parë

Maqedoni

Gazeta Express

08/07/2025 14:25

Negociatat me VLEN dhe ZNAM për Zgjedhjet Lokale po ecin në një drejtim të mirë, do ta mbështesim njëri-tjetrin dhe pres sukses në fund, tha kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për ecurinë e bisedimeve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale.

“Sa i përket ZNAM-it, kemi një marrëveshje në parim që ata do të kandidojnë me listat e tyre të këshilltarëve, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të kandidojë me listat e tyre, dhe në ato komuna ku vendosim të mbështesim një kandidat, qoftë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE apo ZNAM, njëri apo tjetri nuk do të nominojë kandidat, ata do të mbështesin njëri-tjetrin. Sa i përket koalicionit VLEN, pres që të mbështesim kandidatët e këtij koalicioni në raundin e parë sepse besojmë fuqimisht se partia që nuk ka bërë asgjë për më shumë se 20 vjet dhe fokusi kryesor i së cilës ishte lëshimi i licencave të marijuanës, hapja e kazinove dhe loja e futbollit në zyra, mendoj se duhet të mposhtet në këto zgjedhje dhe të hyjë në histori në skenën politike maqedonase”, tha Mickoski.